Diell, shi dhe... / Vijojnë kapriçot e motit edhe ditën e nesërme

Të gjithë po bëhen gati të nisin plazhin, por duhet pritur. Megjithëse jemi në fund të muajit maj, paraditet do të jenë tipike pranverore, por sipas sinoptikanëve, nuk duhet të dilini pa çadër nga shtëpia.

Edhe ditën e nesërme, i gjithë vendi do të mbetet në kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi, edhe pse gjatë orëve të para të ditës do të kemi mot të kthjellët, pritet që të kemi zhvillim të vranësirave gjatë mesditës dhe pasdites, duke gjeneruar edhe reshje shiu.

Sipas asaj që raporton Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, temperatura maksimale do të shënohet në vendet e ulëta me 24 gradë celsius, ndërsa jo minimale në vendet e ulëta me 11 gradë..

RESHJET

Nesër (e mërkurë dt.29) priten reshje të dobëta, përveç qarqeve Shkodër dhe Kukës, ku do të jenë mesatare deri lokalisht intensive, kryesisht në zonat malore (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Ekziston mundësia që në zona të kufizuara reshjet të jenë në formë shtrëngate, me rrufe dhe breshër, më të mundshme në zonat malore dhe ato pranë tyre në Veri dhe Qendër.

TEMPERATURAT

Nesër (e mërkurë dt.29) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 23 °C

në vendet e ulëta: 16 / 24 °C

në vendet malore: 11 / 20 °C

ERA

Nesër (e mërkurë dt.29) era do të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet dhe në qarkun Korçë në mesditë deri e fortë.