Atletico Madrid gjen një qendërmbrojtës të ri në vend të Godin

Atletico e Madridit e gjen shumë shpejt qendërmbrojtësin për të zëvendësuar Diego Godin, që u tha lamtumirë “Los Colchoneros” pak ditë më parë.

Klubi spanjoll ka siguruar shërbimet e brazilian Felipe Augusto de Almeida Monteiro, për të cilin ka shpenzuar 20 milionë euro.

Klubi i Portos e bëri zyrtar transferimin nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare:

“Porto arriti një marrëveshje me Atleticon e Madridit për transferimin e qendërmbrojtësit 30-vjeçar brazilian për 20 milionë euro. 30-vjeçari e ka mbajtur veshur fanellën e Portos për 3 sezone, periudhë gjatë së cilës ai fitoi 1 titull kampion dhe 1 Superkupë të Portugalisë. U aktivizua në 142 ndeshje zyrtare dhe shënoi 11 gola”.