Arsyeja e vërtetë pse Jennifer Aniston dhe Brad Pitt nuk kishin fëmijë

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt qëndruan të martuar për rreth 5 vite dhe gjatë këtyre viteve ato nuk arritën të kishin fëmijë së bashku.

Ndërsa nga martesa e dyte me aktorën Angelina Jolie, Pitt ka 3 fëmijë biologjik dhe tre të adoptuar.

Në një intërvistë më të hershmë të aktorit ai është shprehur se ishte Jennifer që nuk donte fëmijë pasi i ishte përkushtuar karrieres.

Po këto pretendime të Pitt janë hedhur poshtë nga Aniston duke e drejtuar gishtin nga ish bashkëshorti i saj gjatë një interviste për revistën e njohur ‘Vanity far’.

E inatosur Aniston është shprehur:

‘Unë kurrë nuk kam thënë në jetën timë që nuk dua fëmijë. Unë i dua dhe do të bëj fëmijë. Gratë që më inspirojnë janë gratë që kanë njëkohesisht dhe karrierë dhe fëmijë. Unë pse duhet të kufizohem? 

'Gjithmonë kam dashur të kem fëmijë, dhe kurrë nuk do ta braktisja këtë përvojë për një karrierë. Dua të kem gjithçka".

Aniston beson se ka qënë Pitt ai që nuk ka dashur të këtë fëmijë dhe këtë pretendim të aktores e mbështetin dhe shumë miq të përbashkët të Pitt dhe Aniston.

'Të të pasurit fëmijë nuk ka qënë përparësia e tij ndonjëherë. Ishte një dëshirë abstrakte për Pitt ndërsa Jennifer ishte pro këtij mendimi' është shprehur miku i tyre i përbashkët.

Gjithshtu gjatë intervistes aktorja shton se ajo po mendon që të ketë një fëmijë dhe kjo ditë shpreson të jetë e afërt.