VIDEO+FOTO/ Thirrjet ‘Allahu Ekber’ në Laç shkaktuan polemika, reagojnë ‘Tirona Fanatics’

Grupimi “Tirona Fanatics” iu bashkua këtë fundjavë ekipit për t’i përkrahur teksa Tirana kishte një sfidë delikate për objektivat, kundër Laçit në transfertë.

Mirëpo, pas ndeshjes u shpërnda një video në të cilën ultrasit në kor kishin nisur thirrje duke futur në mes fenë myslimane.

Pikërisht, nga kjo u aludua se ishte një provokim i tifozëve të Tiranës ndaj atyre të Laçit.

Por, për të sqaruar opinionin publik menduan vetë “Tirona Fanatics” që nëpërmjet një postimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook sqaruan se thirrjet në stadium ishin vetëm një urim për myslimanët që ishin në stadium dhe jo vetëm për muajin e Ramazanit.

Në reagimin e tyre, tifogrupi, theksoi edhe njëherë se ata i respektojnë të gjitha fetë, duke respektuar besimin e çdo anëtari pasi në fund ata i bashkon fanella bardheblu.

Në foton e mëposhtme mund të shihni reagimin e “Tirona Fanatics”.