Presidenti Meta viziton sot Tropojën, merr pjesë në Festivalin Mbarëkombëtar të ‘Kcimit të Tropojës’

Presidenti Meta do vizitoje sot Tropojen, ku pritet te takohet me autoritetet vendore dhe perfaqesues lokale.

Presidenti Meta do te marre pjese ne Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të Kcimit të Tropojës. Presidenti Meta prej kohesh eshte angazhuar qe "Kcimi i Tropojës”, një nga thesaret më të çmuara të trashëgimisë kulturore e artistike të kombit tonë, të promovohet edhe më tej, për t’u bërë pjesë e trashëgimisë kulturore botërore.

Meta prej kohesh eshte angazhuar ka bere thirrje per domosdoshmërinë e ruajtjes së kësaj pasurie folklorike të Malësisë së Gjakovës dhe bërjen e saj pjesë të UNESCO, së bashku me pasuritë e tjera kulturore shqiptare.