VIDEO/ Berisha mesazh të prerë Ramës: Durimi ka kufi! 300 pashë nën tokë sikur të futesh …

“Këtyre burrave dhe grave mos mendo se mund t’ua rrëmbesh pluralizmin”.

Kështu deklaroi ish-kryeministri Berisha gjatë një interviste për Fax News.

Berisha i bëri thirrje Ramës që ti vërë gishtin kokës pasi durimi ka një kufi dhe do të përballet me gjyq publik nëse vazhdon me idene për të rrëmbyer pluralizmin politik.

Ja intervista e z. Berisha e cila u publikua sot prej tij në rrjetet sociale

 “Kam një mesazh për monstrën që këta burra e kanë shpallur sot monster.

Ti vejë gishtin kokës sepse durimi ka një kufi, edhe 300 pashë nën tokë të futet do ta krehin, do t’i bëjnë një gjyq publik ta mbajë mend gjithë Europa nëse vazhdon me idenë për të rrëmbyer pluralizmin politik.

Nuk ka forcë në botë që ti mposhtë qytetarët.

Si ju duket qëndrimi i ndërkombëtarëve?

Kryetari i opozitës ka dhënë përgjigjen më të ndershme dhe më të drejtë dhe unë e mbështes përgjigjen e tij.

Kryengritësit guximtar me qindra mijëra si asnjëherë në histori, realizuan protestën më të fuqishme që ka realizuar vendi.

Me këtë rast, dua t’i them monstrës, Edvin Kristaq Xhelati, mos mendo për një të mijtën e sekondës se mund t’ua rrëmbesh këtyre burrave dhe grave pluralizmin.

Kur të rrëmbesh jetët e tyre, mund tua rrëmbesh pluralizmin. Po rikthehet në origjinën e etërve të tyre xhelatë. Lexo mesazhin e tyre. Protesta e tyre është për liri.

Dije mirë se 300 pashë nën tokë po u fute do të ngrehin si mi për të dhënë llogari”