VIDEO/ Basha: Ditët dhe javët në vazhdim, përcaktuese për fatet e vendit

Teksa falenderoi qytetarët për qëndresën e fortë në 3 muaj, kreu i PD, Lulzim Basha u shpreh se ditët dhe javët në vazhdim do të jenë përcaktuese për fatet e vendit.

Sipas tij, rruga drejt Europës kalon vetëm përmes standardeve dhe zgjedhjeve evropiane.

“Ditët dhe javët e ardhshme do të jenë vendimtare. Përcaktuese për të gjithë ju, për fëmijët e këtij vendi, për rininë e këtij vendi. Ky ishte bekim hyjnor për demokracinë e për çdo shqiptar. Në çdo ditë e në çdo orë në javët e ardhshme, për të qëndruar kështu, se zëri juaj u dëgjua. Mirënjohës për partnerët tanë që e dinë se rruga e Shqipërisë vetëm përmes standardeve dhe zgjedhjeve evropiane”, deklaroi Basha.