Mesi ka vetëm një rival për ‘Këpucën e Artë’, ja sa gola i duhen atij të shënojë në një ndeshje

Kilian Mbape e ka mbyllur sezonin futbollistik me 33 finalizime, duke u shpallur edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit francez. Ai ishte i vetmi që kërcënonte Mesin në luftën për “Kepucën e Artë”.

Argjentinasi e mbylli sezonin me 36 finalizime në La Liga. Nga rivalët, vetëm Kuariarela është ai që ka mbetur në “lojë”, por ai ndodhet në kuotën e 26-të golave dhe i duhet të shënojë 10 gola në sfidën e fundit, gjë që duket jashtë çdo fantazie. Kështu, do të duhet edhe vërshëllima e ndeshjeve të Seria A, që Mesi të zyrtarizojë “Këpucën e Artë” të gjashtë në karrierë. Ai mbetet kandidati më potencan për të fituar edhe “Topin e Artë” të gjashtë në karrierë.