FOTO/ Zaimina zbulon suprizën që ka përgatitur për vogëlushen Khloe me rastin e 1 Qershorit

Zaimina Vasjari nuk ka nguruar ta publikojë vajzën e saj në rrjetet sociale që prej momentit që u bë nënë për herë të parë.

Me anë të postimeve të ndryshme ajo ka treguar se shumë herë është kombinuar njësoj me të voglën e saj deri në detaje, duke tërhequr kështu vëmendjen e të gjithëve.

Në vetëm pak ditë është 1 Qershori dhe këngëtarja duket se ka rezervuar një surprizë me Khloen.

“Khloe po zgjedh kombinimet për 1 qershor, koha për festë. Mami mendon për princeshën e vogël”,- ka shkruar Vasjari në videon e publikuar, ku dallohet e bija mbi disa skica fustanesh.

Nuk dihet se si do të jetë kombinimi i radhës, por kjo pritet të zbulohet në fotot që Zaimina do të publikojë. Kujtojmë se 31-vjeçarja është kombinuar dhe më parë me vogëlushen, gjë që mesa duket është kthyer në një ritual tashmë për to.