Nëse S.R.B do ti përgjigjej H.H.TH-së

“Ai nuk ka qenë dhe nuk mund të ishte kurrë miku im, sepse në mes të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës, respektivisht Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe Millosheviqit, ai zgjodhi rrugën e pasurimit personal, familjar dhe klanit të tij të ngushtë”- është kjo një pjesë e logoresë tipike të Edi Ramës kur ai vendos të sulmojë Sali Berishën, por sot këto fjalë i ka përvetësuar as me pak e as më shumë, por vetë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

SYRI.net ka siguruar një nga postimet e shumta lëpirëse të Hashim Thaçit ku ia jargavitej ish kryeministrit Sali Berisha ndërsa shkruante vetëm 4 vite më parë kështu: “Dr. Berisha po ashtu përshëndeti koalicionin LDK dhe PDK si një e arritur që do të sjellë një stabilitet afatgjatë dhe si një solucion që është optimal për Kosovën. E sigurova mikun e vjetër të Kosovës se marrëveshja e koalicionit në Kosovë do të punon fuqishëm në përforcimin e lidhjeve mes dy kryeqyteteve”.

Që këtu mund të kuptosh se Hashim Haxhi Thaçi nuk flet në mend të veta kur tenton ta rafigurojë Sali Berishën si serb ndërsa i adresohet me bashkimin e gërmave “Sërb”. Duke qartë se tashmë mendimi politik i H.H.TH-së kundër ish kryeministrit është produkti haluçinant psiko-tropik i aleatit të vet në Tiranë Edi Kristaq Rama.

E pra baballarët përkatës pak faj kanë në çorbën që kanë ngrënë si Thaçi e si Rama dhe që tani çfarë nuk vjellin. Edi Rama sot ka marrë goditjen e nock-out nga CDU dhe CSU-ja gjermane që sipas raportimit të gazetares shqiptare në Deutche Welle, Anila Shuka kanë nisur të flasin hapur për largimin sa më parë të Kryeministrit të Shqipërisë nga detyra. Prandaj është krejt e paqartë nëse Hashim Thaçi iu turr Sali Berishës sot për hesapin e tij apo për dramën politike të aleatit të tij në Tiranë.

Presidenti i Kosovës u kap gafil në reagimin e tij të Facebook vetëm nga një kërkim i thjeshtë po në Facebook, ku rezulton se në profilimin e tij janë të paktën dy Hashimë, njëri që është djali i Haxhiut me banim në Burojë të Skënderajt dhe tjetri mik i djalit të Kristaq Ramës me banim në Surrel të Tiranës. I parë lëngëzohej pas çdo takimi që kishte deri para një viti me Sali Berishën, ndërsa i dyti po prej të njëjtës kohë çatrafiloset sa herë dëgjon e shikon të flasë Sali Berishën. Faji i këtij të fundit është vetëm serioziteti i tij si burrështeti që interesat kombëtare i ka ndarë në ndrëgjegjen e tij që prej ditës kur është futur në politike.

Sali Berisha është munduar më shumë se njëherë t’ia injektojë ndjenjën dhe përgjegjësinë e shtetarit Hashim Thaçit, por nisur nga barra që krijon ajo Presidenti i Kosovës duket se ka vendosur të jetë i papërgjegjshëm si Edi Rama.

Në fakt të korruptohesh është më lehtë se të qeverisësh i ndershëm, të varfërsoh njerëzit e tu është shumë e kollajtë sesa të punosh për mirëqenien e tyre sepse kështu i sundon ata edhe më lehtë. Ti përçash trojet entike është gjithëherë më e kollajtë se të punosh çdo ditë e nga pak për ti bashkuar e prosperuar ato, aq më tepër kur çmimi për tradhëtinë është liria jote personale nga dosjet që të rëndojnë figurën. E pra Hashimi nuk është bipolar. Ai thjeshtë është “Gjarpëri” që ishte e në luftë e po i njëjti zvarraik i pabesë biblik është i tillë edhe në paqë. Është po i njëjti gjarpër që strukej nën mbrojtjen Sali Berishës kur donte ti bënte bisht luftës në Kosovës, mbeti po i njëjti kur para çdo procesi zgjedhor vinte të merrte bekimin e ish kryeministrit të Tiranë dhe nuk mund të jetët një tjetër po i njëjti që sulmon sot S.R.B-në.

Sali Berisha ka bërë paqe me të gjithë rivalët e tij politik, po të doni edhe me Edi Ramën në 2008-ën kur kështu ka qenë interesi kombëtar. Por ish kryeministri saç është i arsyeshëm kur vjen puna tek interesi kombëtar, aq është edhe hidhët kur dikush kërkon të cënojë interesin mbarëkombëtar. Hashim Thaçi ka shkuar larg, kur duke e njohur Sali Berishën, ka dalë e ka folur për ndryshim kufijsh.

Një konsultë paraprake me të do i kish shpëtuar fytyrën e nderin tashmë din e iman të djalit të Haxhiut. Sepse Berisha do i kish shpjeguar “gjarpërit” se “molla e ndaluar” që ai po kërkote ti mëkonte qytetarëve të Kosovës, është një mallkim që do ta shkatërronte njëherë e përgjithmonë “Kopështin e Edenit” që u Zoti i fali në vitin 2007! /Syri.net