‘Nuk kemi mbërritur tek pajtimi i gjaqeve. Më ranë në qafë’ Rosela Gjylbegu flet për sherret VIP

Këngëtarja Rosela Gjylbegu, e cila ka qenë së fundmi e lakuar nëpër portale për shkak të zënkave me Enca Haxhian dhe Olti Curri, e cilëson veten si një njeri jokonfliktual dhe se të tjerët i kanë rënë asaj më qafë. E ftuar në emisionin “Rreze Dielli”, Rosela ka folur edhe për raportin aktual me personat në fjalë, si dhe për situatën momentale të tregut muzikor shqiptar.

“Jam munduar në maksimum, e para të mos kem konflikte me njerëzit, nuk jam natyrë konfliktuale. Tani ka njerëz që të bien në qafë, po patjetër. Më ranë në qafë, kurrë si kam rënë askujt në qafë, tek të dy rastet”– ka thënë fillimisht Rosela. “Po akoma nuk kemi mbërrit te pajtimi i gjaqeve. Unë mendoj që përgjigjen e dha vetë pubkliku. Unë nuk kam për çfarë të komentoj asgjë më shumë, asgjë më pak”– ka vijuar ajo.

Sa i takon tregut muzikor, Rosela e cilësoi aspak komod dhe të frytshëm për artistët. “Kam menduar që gjërat do vinin duke u rregulluar, por jo. Nuk funksionon tek ne tregu. Nuk funksionon e drejta e autorit. Ti çdo gjë e bën vetë, paguan vetë, nuk të kthehet asgjë mbrapsht. Artistët shqiptarë për të jetuar duhet patjetër të punojnë ose klubeve, ose duhet të merren me evenimente, dasma sepse është e pamundur. Kjo është e kushtëzuar. Unë mendoj se çdo artist thellë në shpirt nuk do donte ta bënte këtë, por do donte të këndonte në skena të mëdha, të bënte koncerte live, të këndonte atje ku vërtet ndihet artist i respektuar. Por ja që ky është realiteti dhe njerëzit duhet të jetojnë”-tha Gjylbegu.