‘Para se të luaja në Game of Thrones nuk kisha para as për ushqim’

Aktori Richard Madden, i cili ka luajtur në Game of Thrones, i ka befasuar të gjithë me deklaratën që ka dhënë së fundmi.

“E kisha të vështirë ta përballoja ushqimin dhe gati nuk kisha strehë përpara se të luaja në Game of Thrones”.

Një gjë të tillë aktori 32 vjeçar skocez, e ka bërë mbrëmjen e djeshme, ndërsa u shfaq në emisionin e njohur “Tonight Show të Jimmy Fallon, ku ndër të tjera ka folur për atë faktin se si seriali i famshëm “Game of Throne” ia ndryshoi në mënyrë rrënjësore të gjithë jetën e tij.

Madden ka luajtur rolin e Robb Stark në tri sezonet e para të “Game of Thrones”, para se ai të therej në fund të sezonit të tretë.