Foto/ Rrjetet sociale ironizojnë zgjedhjen e Gjinushit: ‘Pas Rilindjes Urbane, rilindëm edhe Akademinë e Shkencave’

Zgjedhja e Skënder Gjinushit, ministrit të fundit të Arsimit të regjimit komunist, në krye të Akademisë së Shkencave, është një tjetër hap i Rilindjes së Ramës që po kërkon ta kthejë vendin 30 vite pas në kohë.

Ish-kryeministri Berisha e ka ironizuar zgjedhjen e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, me anë të një meme të postuar në profilin e tij në facebook me diçiturën me ‘Pas Rilindjes urbane, rilindëm edhe Akademinë e Shkencave”, ku si foto ka zgjedhur gropëzimin ku e ka çuar Rilindja vendin në këto 6 vite qeverisje.