FOTO/ Mediat spanjolle shkruajnë për këngëtaren e njohur shqiptare

Këngëtarja e njohur shqiptare Rona Nishliu  prezantoi albumin e saj më të ri pak kohë më parë.

Gjithashtu ajo gjatë prezantimit të albumit i suprizoi të gjithë duke treguar se është në një pritje të ëmbël.

Mirëpo përpos mediave shqiptare, për këngëtaren së fundmi kanë shkruar edhe mediat e huaja, konkretisht mediat spanjolle.

Këto të fundit kanë shprehur hapur pëlqimin për këngën e fundit të Ronës që titullohet “Me lule t’bukra” duke e promovuar atë.

“Këngëtarja Rona Nishliu ka publikuar një videoklip të ri, një këngë popullore për Veriun e Shqipërisë”, ka shkruar ndër të tjera “ogaespain.com”.

Ndërkohë në vijim portali në fjalë ka postuar edhe këngën e plotë të artistes E gjeni këtu .