Jennifer Aniston kujton fjalët e fundit që i tha Angelina Jolie para tradhtisë me Brad Pitt

Jennifer Aniston ka folur për fjalët e fundit që i tha Angelina Jolie para tradhtisë me Brad Pitt.

Martesa e aktores dhe Pitt mori fund pas 4 vite e gjysmë në vitin 2005, kur ai po xhironte filmin Mr. & Mrs. Smith me Jolie.

55-vjeçari dhe Jolie filluan të dilnin pak kohë më pas duke shkaktuar spekulime se lidhja e tyre kishte filluar gjatë xhirimeve të filmit.

Në një intervistë për Vanity Fair, Aniston foli për herën e parë dhe të fundit që u takua me Jolie.

Dy aktoret u takuan në parkingun e makinave në studiot ku po xhirohej filmi 'Friends' që u luajt nga Aniston.

Vetëm disa ditë pas takimit të dy aktoreve, Jolie dhe Pitt u takuan për xhirimin e Mr. & Mrs. Smith ku filloi edhe marrëdhënia e tyre 11-vjeçare.

Aniston tha për takimin me Jolie: "U prezantova me të. I thashë që Brad ishte shumë i emocionuar që do punonte me të. Shpresoj të kaloni një kohë të mirë së bashku."

Më pas 50-vjeçarja pranoi se Pitt vazhdoi të ndryshonte shumë emocionalisht në martesën e tyre pas kësaj.

Aniston kujtoi se jo shumë kohë pasi takoi Jolie, "Ai ishte zhdukur".

Pitt dhe Jolie kanë gjashtë fëmijë së bashku. Fëmijët e adoptuar Maddox, 17 vjeç, dhe Pax, 15 vjeç, Zahara, 14 vjeç, vajzën biologjike Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët biologjikë Vivienne dhe Knox, 10 vjeç.

Çifti u nda në shtator 2016. Dhe në shkurt të këtij viti u raportua se Pitt kishte marrë pjesë në 50 vjetorin e ditëlindjes së Aniston.