Man United dhe Man City në ‘luftë’ për të rrëmbyer Iscon, ofertë 120 milionë euro

Manchester United dhe Manchester City janë duke rivalizuar në merkato për të nënshkruar me Iscon.

Kartoni i mesfushorit spanjoll zotërohet nga Reali i Madridit për të cilin është bërë gati oferta e majme me vlerë 120 milionë euro, shkruan “Goal”, raporton SYRI.net.

Por problemi i vetëm qëndron PSG-ja, që dëshiron me çdo kusht ta bind Iscon të bëjë zgjedhjen e duhur, pra transferimin në Francë.

Pas një sezoni zhgënjyes, Reali është i vendosur të largojë disa prej yjeve të skuadrës, mes tyre edhe fantazistin spanjoll të cilit i përfundon kontrata e huazimit me Bajernin e Mynihut.