ZYRTARE/ Kosova publikon listën e lojtarëve për dy ndeshjet e qershorit

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e qershorit kundër Malit të zi dhe Bullgarisë në eliminatoret e Euro 2020.

Ka disa risi nga hera e kaluar me mbrojtësin Florent Hadërgjonaj dhe mesfushorin Anel Rashkaj që do të grumbullohen me “Dardanët”.

Pos këtyre dy emrave, tekniku zviceran ka befasuar me disa lojtarë të tjerë si Ibrahim Dreshevic, Yildren Ibrahimaj dhe Elbasan Rashani. Ndërsa mesfushorët Valon Berisha dhe Hekuran Kryeziu janë të dëmtuar.

Stërvitja e parë do të mbahet më 2 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 18:00.

Ja lista: