Image

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Peshkaqen i ‘famshëm’ me mbi 10,000 ndjekës në Twitter

Një peshkaqen i madh i bardhë prej 3 metrash është zbuluar në Sound Long Island, një nga llojet e para të këtyre predatorëve të oqeanit që janë gjetur ndonjëherë në këtë zonë. ‘Oceark’, një grup jofitimprurës që përcakton dhe regjistron peshkaqenë, breshkat e detit dhe kafshët e tjera detare, zbuloi një peshkaqen jashtë brigjeve të Greenwich, Konnektikut, të hënën.

Organizata bëri me dije se porsa njohuri ata kanë deri më sot bazuar edhe në vëzhgimet e vazhdueshme ka rezultuar se peshkaqenë të barë në këto ujëra historikisht nuk ka patur, shkruan CNN.

Në vitin 2016, ‘Oceark’ gjurmoi një peshkaqen të madh të bardhë, me gjatësi 1 metër e gjysmë, në Sound.

Ndërsa sipas studimeve peshkaqeni i gjetur aktualisht ka bërë këtë rrugëtim: fillimisht udhëtoi në jug, duke arritur në Gjirin e Meksikës në janar, përpara se të kthehej në veri përgjatë bregut lindor të SHBA.

Peshkaqeni është quajtur Cabot dhe ka mbledhur më shumë se 10,000 ndjekës në Twitter.

Ai u pa për herë të fundit në New York Bight, në jug të Long Island./F.H/SYRI.NET.