INTERVISTA/ Keti Bashhysa, ‘mëkatarja’ që na rrëfen një ‘Cockteil Sekretesh’

Keti Bashhysa është një femër, e cila duket e egër në pamje të parë, por të gjithë ata që e njohin nga afër, shprehen se shpirti i saj pushtohet nga brishtësia.

Ajo nuk është vetëm një aktore, që kur e sheh në skenë për herë të parë, të bën të rikthehesh sërish tek ajo, Keti është edhe një ndër instrumentistet më të mira në violonçel, e që në fillimet e para të jetës artistike ka qenë edhe një ndër moderatoret më të mira të ekranit shqiptar.

Keti Bashhysa ka sjellë në skenë disa shfaqje të ndryshme, recitalin me titullin “Mëkatarja”, apo ajo “Pa kthim”, si dhe “E pacensuruar”.

Këtë herë vajza e talentuar durrsake ka zgjedhur të sjell në teatrin “Aleksandër Moisiu” një tjetër shfaqje për të argëtuar artdashësit, një “Stand-up Comedy”, apo ndryshe, një “One Woman Shoë”.

Që nga titulli “Cockteil Sekretesh” e kupton, se kjo shfaqje mbart mistere brënda, mistere të cilat shikuesit do të kenë mundësinë t’i zbulojnë vetëm kur të ulen në karriget e teatrit “Aleksandër Moisiu” më datë 24 Maj, në orën 18:30.

Keti Bashhysa i ka servirur stafit të Syri.net një “cockteil sekretesh” rreth shfaqjes të saj të rradhës.

1. “Cockteil Sekretesh”, perse ky titull?

Sepse është një Cocktail Sekretesh dhe sekretet kanë të bëjnë me femrat. Në këtë shoë , unë thyej 1 tabu. I gjuaj fort feminizmit histerik dhe shtirjes femërore.

2. Kush e ka shkruar skenarin dhe kush fshihet pas krijimit të shfaqjes “One Ëoman Shoë”?

Skenariste është Mariola Poro , një femër jo e njohur në fushën e artit apo të letërsisë, por që talenti i saj më ka mahnitur.

Pas kësaj shfaqje përfshihet i gjithë stafi. I gjithi fantastik. Dua të përmend patjetër grupin e fëmijëve balerinë. Ata do të interpretojnë një numër koreografik me temë : Dashuria ndaj fëmijëve autikë.

3. Je moderatore, aktore, luan violonçel, e madje jep edhe mësim për këtë instrument. Nga buron i gjithë ky talent?

Nuk di të them, nëse është talent apo jo......, por me siguri di, që kam aq shumë dëshirë, pasion dhe vullnet për të punuar.

4. Përse një “Stand-up Comedy”?

Nuk kisha bërë më parë 1 stand-up comedy dhe desha ta bëja. Ia kërkova Mariolës , e cila ka krijuar një super stand up dhe mendoj, se më shkon. Më rri mirë.

5. Ku e gjen veten më shumë Keti? Në aktrim, moderim apo në ndonjë fushë tjetër?

Natyrisht që veten e shoh dhe jam tek violonçeli. Por edhe zhanreve të tjera u jap shumë dashuri.

6. A ke menduar për një projekt të radhës apo është ende herët për të pyetur për këtë?

Sapo të shijoj “Cocktail Sekretesh”,  menjëherë do nis të mendoj për eventin e radhës.  E dua skenën , e dua fjalën, tingujt, ngjyrat. Dua gjithçka që bëj.