Robben imagjinon fundin perfekt: Marr asist nga Ribery dhe shënoj!

Pas 10 vitesh, Arjen Robben i ka dhënë lamtumirë Bajernit të Mynihut.

Heroi i finales së Champions Leagues në vitin 2013, shpreson që të bëjë gjithçka në mënyrën e duhur e mundësisht të japë kontributin e tij në një garë për titull që do të vendoset pikërisht në ndeshjet e fundit të kësaj jave.

“Në mendjen time kam luajtur 3 herë ndeshjen e të shtunës. Një mbyllje ëndrrash me asistin e Ribbery dhe golin tim? Po, kjo do të ishte një ëndërr që realizohet. Një gjë e tillë do të ishte absolutisht fantastike”, tha futbollist i cili ka shënuar 98 gola në Bundesligë.

“Mungojnë edhe dy për 100, ndoshta mund t’ia dal të shtunën nëse trajneri më jep 90 minuta kohë”, tha holandezi i cili pranoi se nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë apo jo me futbollin e luajtur.

“Nuk është e lehtë të marr vendimin e duhur. Shpresoj të marr një vendim në një apo dy javët e ardhshme, por nuk bëj premtime. Edhe tërheqje nga futbolli? Po, edhe ky është një opsion”, tha Robben.

Së bashku me Robben është bashkuar Ribery dhe Rafinha të cilët do të largohen në fund të sezonit.