FOTO/ Një tjetër lamtumirë nga Bayern Munchen, ja kush ikën

Pas largimit të Arjen Robben dhe Franck Ribery, tashmë nga Bayern Munchen do të largohet edhe Rafinha.

Në fakt lajmin e kishte konfirmuar vetë mbrojtësi, por sot u zyrtarizua nga Bayern në faqen zyrtare në "Twitter".

Pas 8 vitesh braziliani do t’i thotë kështu lamtumirë bavarezëve ku fitoi gjithçka.

"Tetë vite të kaluara kanë qenë fantastike te Bayerni. Kemi fituar shumë, por triumfet e vitit 2013 kanë qenë super. Çdo aventurë shkon drejt fundit dhe nuk kishte si të ishte ndryshe as për mua", tha braziliani për faqen e klubit bavarez.