FOTO/ Ajo beqare ai sapo i ndarë. Rita Ora darkon së bashku me këngëtarin e famshëm

Rita Ora dhe Liam Payne kanë qenë miq të fortë, kanë ndarë skenën dhe bashkëpunuan në një këngë së bashku.

Ditën e së hënës në Londër, këngëtarja ka darkuar me mikun e saj Liam Payne, 25 vjeç, në klubin e anëtarëve private të Annabel.

Mos të harrojmë se Liam Payne sapo është ndarë nga lidhja e bujshme me modelen e famshme Naomi Campbell, ndërsa Rita Ora i dha fund lidhjes me aktorin Andreë Garfield.

Rita dhe Liam kanë kohë që njihen bashkë që kur sollën hitin e filmit “50 Shades of Grey”, “For You”, që ngjalli shumë thashetheme se mund të kishte një lidhje romantike mes tyre.

Këngëtarja kishte veshur një fustan elegant metalik e cila me krenari shfaqi një numër të tatuazheve të saj të prapme, pasi që në krye të saj kishte një prerje të rrumbullakët.

Ndersa Liam shihej me një këmishë me lule dhe një look casual.

Nuk dihet asgjë se çfarë ka mes tyre, por shpresojmë që mbrëmja e tyre të ketë qenë e bukur.