VIDEO/ Arbitri anglez i çudit të gjithë, filmohet duke festuar si tifoz ultras

Një festim në versionin ultras i arbitrit ndërkombëtar Mike Dean është duke bërë xhiron e internetit në rrjetet sociale.

50-vjeçari, i cili arbitron në Premier Ligë, ishte i pranishëm mbrëmjen e djeshme në gjysmëfinalen e kthimit për fazën “play-off” të “League Two” mes Forest Green dhe Tranmere.

Gjyqtari anglez bënte tifo për skuadrën mike të Tranmeres, e cila arriti të siguronte kalimin për në finalen e madhe ndaj Newport, që do të përcaktojë skuadrën që do të ngjitet në “League One”.

Dean, i cili është një ndër arbitrat më karizmatik të Premier Ligës, nuk u përmbajt pas përfundimit të ndeshjes, teksa festonte si i çmendur.