Partizani fiton titullin kampion/ Presidenti Meta uron dhe zbulon ekipin e zemrës
Partizani iu rikthye titullit kampion në futboll pas 26 vjetësh.
Ekipi i Skënder Gegës e festoi në mënyrën më të bukur trofeun duke mposhtur në ndeshjen e sotme rivalët e Tiranës me rezultatin 2-1.
Për të ururuar Demat e Kuq ka menduar edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit zbulon edhe ekipin e tij të zemrës.
“Urime Partizanit, skuadrës së adhuruar në fëmijërinë time, për rikthimin në krye të futbollit tonë kombëtar!”, shkruan Meta në mesazhin e tij.