", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

FOTO/ Kim më e lumtur se kurrë për djalin e porsalindur: U frikësove më kot

Kim Kardashian u bë nënë për herë të katërt. Pavarësisht se vogëlushi erdhi në jetë disa ditë më parë, Kim bashkë me familjarët dhe miqtë e saj, e kishin organizuar ‘babyshower-in’ pothuajse një javë më parë.

Ylli i ‘Keeping Up With The Kardashians’ publikoi disa foto brenda festës, e cila është organizuar në kopshtin gjigant të shtëpisë së saj dhe të gjithë janë veshur të bardha. Ajo gjithashtu ka zbuluar se djali i saj është shumë i qetë dhe i bukur, ndërsa që tani, të gjithë e duan shumë.

Asnjë nga pjesëtarët nuk ka zbuluar asnjë detaj më tepër, megjithatë presim që së shpejti të zbulohet emri, si dhe pamja e tij.

Më pas ajo publikoi për ndjekësit e saj foto nga baby-shower i organizuar për të voglin, emri i të cilit nuk është zbuluar ende. Krahas fotove ,ku shohim të mbledhur të gjithë familjen Kardashian ajo ka shkruar:

“Ne festuam lindjen e djalit tonë javën e kaluar dhe tashmë ai është këtu. Është kaq perfekt. Isha e shqetësuar pa shkak pasi ai është vogëlushi më i qetë nga të gjithë fëmijët e mi dhe të gjithë e duan kaq shumë,”- u shpreh Kim.

Ky është fëmija e katërt i çiftit Kim Kardashian dhe Kanye West dhe i dyti i ardhur në jetë përmes një nëne mbartëse. Në fillim Kim ishte skeptike rreth lindjes së një fëmije të katërt, por mesa duket sapo ka marrë në krahë të voglin e saj nuk ka patur më dyshime.

View this post on Instagram

We celebrated our baby boy about a week ago and now he’s here! He’s so perfect! Here are some pics of my CBD baby shower. I was freaking out for nothing because he is the most calm and chill of all of my babies so far and everyone loves him so much ????

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on