Situata politike/ Lulzim Basha konferencë nga selia e PD në 17.00

Partia Demokratike e Shqipërisë njofton se kreu demokrat Lulzim Basha do të mbajë konferencë për mediat në selinë blu në orën 17.00.

Kjo konferencë vjen në kohën që vendi përballet me protesta dhe ndodhet në një situatë të pazakontë politike.

“Në orën 17.00, kryetari i PD Lulzim  Basha bashkëbisedim me gazetarët në qeli”, thuhet në deklaratën e Partisë Demokratike.

Konferenca për mediat e kreut demokrat Lulzim Basha vjen pasi kryeministri Rama mbajti një konferencë me gazetarët në Kryeministri. Basha ka marrë pjesë aktive në protestat opozitare kundër pushtetit të Edi Ramës. Basha ishte i pranishëm edhe sot në protestë, duke kërkuar lirimin e protestuesve, për të cilët tha se ishin arrestuar politikisht nga Rama dhe Lleshaj.