Meta takon Talat Xhaferrin, vlerëson drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Presidenti i Republikës Ilir Meta i cili mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentiti të ri të Maqedonisë ka takuar në vendin fqinj edhe kreun e parlamentit të këtij vendi Talat Xhaferri.

“E falënderova, shkruan Meta në një postim në facebook, për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale”.

Ja postimi i plotë i tij:

Kënaqësi të takoja sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Talat Xhaferi.

E falënderova për rolin kyç të shqiptarëve për garantimin e proceseve integruese të Maqedonisë së Veriut, që u shpreh qartë edhe në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Vlerësova edhe drejtimin e tij gjithëpërfshirës në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut duke garantuar të drejtat e opozitës dhe pjesëmarrjen e plotë të saj në jetën institucionale dhe demokratike të vendit.