Rama i shkruan fjalimin Lleshit/ Dil bëj sikur je penduar per Dollapin

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, një nga përgjegjësit kryesorë të dhunës së paprecedntë të ushtruar mbrëmë në Tiranë ndaj qytetarëve, ka bërë një reagim justifikues për mediat mesditën e sotme.
 
Dukej se fjalimi i përgatitur mbante vulën e Edi Ramës. Kjo u duk qartë kur Lleshaj bëri sikur u pendua për dhunën e ushtruar dhe arrestimin e Sekretarit Organizativ të PD Sahit Dollapi.
 
“Policia duhej që ti kishte menaxhuar më mire ato pak sekonda në të cilat bëri arrestimin e njërit prej orgainzatorëve të dhunës. Por ato pak sekonda nuk mund të perligjin atë qe ndodhi”, u shpreh Sandër Lleshaj.