Gattuso: Nuk dorëzohemi për Championsin, do besojmë deri në fund

Genaro Gattuso u prononcua pas fitores 1-0 në fushën e Fiorentinës.

Tekniku i Milanit u shpreh se ekipi i tij beson ende te një vend në Champions.

“Fiorentina është gjithmonë një ekip që të krijon probleme. Ka lojtarë të shpejtë përpara. Në pjesën e parë na e bënë pak të lehtë, por në të dytën nuk i driblonim dot aq kollaj, dhe rrezikuam. Tani me mendjen te Frosinone. Deri disa ditë më parë ishim në Champions. Tani na vjen keq që nuk jemi, por besojmë ende. Nëse do shohim çfarë kemi bërë në kampionat, nuk kemi pse të dorëzohemi”, deklaroi Gattuso.