Igli Tare gjen mënyrën për të karikuar Lazion për Kupën e Italisë

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, foli për mikrofonët e “Sky Sport”, ku komentoi situatën e ekipit të tij në këtë fazë të fundit të sezonit.

Ne nuk kemi asnjë vështirësi, të mërkurën do kërkojmë të fitojmë një trofe që skuadrat e tjerat e ëndërrojnë prej vitesh, kështu që nga ana jonë duhet të ketë përqendrim maksimal. Kemi folur me presidentin Lotito dhe trajnerin Inzaghi, dhe ai e di mbështetjen që ka nga klubi. Na duhet përqendrim për fazën finale të kampionatit dhe finalen”, u shpreh Tare.