Protesta e Opozitës/ Reagon Lleshi: Me molotov nuk ndërtohet demokracia

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj përmes një postimi në twitter shkruan: 

“Me Molotov nuk ndërtohet demokracia, por synohet të shkatërrohet Shqipëria. Por kjo gjë është e pamundur!

Ftoj qytetarët e përgjegjshëm të distancohen nga sulmi ndaj institucioneve. Askush nuk mund ta djegë Shqipërinë përsëri!”

Ndërkohë situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar. Nga protestuesit hidhen molotov ndërkohë që nga dritaret e kryeministrisë po hidhet ujë dhe gaz lotsjellës.