Dinamo e Zagrebit kërkon mbrojtësin kuqezi

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, ka bërë mjaft mirë në Francë me Metzin.

Paraqitjet e tij kanë ngjallur interesin e trajnerit të Dinamos së Zagrebit, Nenad Bjelica.

Kroati kërkon të sjellë te kampionët e këtij shteti mbrojtësin shqiptar.

Ai e sheh si një përforcim të duhur për të arritur suksese në Europë.

Balliu është i lumtur në Francë, por gjithçka mund të ndodhë nëse i ofrohen kushtet e duhura.

Kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni sipas Transfermarkt. Kampionët e Kroacisë mund të shfrytëzojnë momentin për ta rrëmbyer me parametra zero në skuadër 27-vjeçarin, që fitoi ligën e dytë franceze.