Genc Pollo shigjeton zyrtarët europianë në Tiranë e Bruksel: Panë tjetërkund kur vendi kishte probleme

I ftuar në Syri.net, ish-deputeti i PD-së genc Pollo ka komentuar aktualitetin politik në vend.

Ai ftoi PS-në të shkojë në zgjedhje të lira e të ndershme e të provojë nëse vëretë ka mazhorancën.

“Nëse PS rilindiste pretendon se kanë mazhorancën atëherë me zgjedhje të lira dhe të ndershme le ta provojnë sërish atë”, tha Genc Pollo.

Një ditë më parë n/kryetari i CDU/CSU Wadephool u shpreh i gatshëm të negociojë mes palëve, por sipas Pollos, me Ramën kryeministër nuk ka negociata dhe zgjedhje të lira.

“Me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje. PS ka faktorin e vetë në elektorat dhe duhet respektuar për atë që është. Për të negociuar me ta për qeverinë provizore. Pushteti që manipulon zgjedhjet nuk vjen nga një parti. Këtë nuk e thotë opozita por hetimi penal. Edhe më skeptikët e kanë kuptuar këtë”, u shpreh ish-deputeti i PD-së.

Më tej, Pollo nuk kurseu as kritikat ndaj disa zyrtarëve evropianë në Tiranë e Bruksel, të cilat sipas tij kanë mbyllur sytë përballë problemeve reale të vendit.

“Disa zyrtarë në Tiranë kanë parë tjetërkund kur vendi kishte probleme dhe mund të ndikonin në zgjidhjen e krizës.  Federica Mogherini jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë ka një qasje që nuk ndihmon. Duhet të ishin më të qartë që me problemin e kanabisit. Në tërësi, dëshira ka qenë që Shqipëria të shkojë drejt BE-së. Kemi patur një eurodeputet, i cili pas skandalit të teatrit, Astirit erdhi e tha ka progres në luftën kundër korrupsionit”, u shpreh Pollo.