‘Ishin të pashëm’ Rita Ora tregon se si flirtoi me kamarierët në MET Gala

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora shkëlqeu me veshjen e sja në eventin më të rëndësishëm të modës MET Gala.

Veshja e saj u rradhit si një ndër veshjet më të bukura të mbrëmjes.

Këngëtarja mbante veshur një fustan ngjyrë ngjyrë gold dhe gjithçka dukej prefekte krahas modeles Kate Moss.

Mirëpo, teksa ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘The tonight show’ me Jimmy Fallon ka zbuluar se në fakt ajo gjithë mbrëmjen e kaloi duke flirtuar me kamerierët pasi ishin shumë të paraqitshëm.

“E pashë Lizzo-n që kthente kokën prapa. Aty e kuptova që po flirtonte me kamarierët. Kështu u përfshiva edhe unë. Ishin dhe shumë të pashëm.”, ka përfunduar Rita teksa më vonë zbuloi se i harroi ata pasi u hutuan nga performanca e Cher.