Sërish denoncim për Loredana Zefin. Ish shoqja e saj: Më mori të dhënat e kartës...

Reperja Loredana thuhet se i ka lexuar fshehurazi të dhënat e kartës së kreditit ish-mikeshës së saj, Dorentina V. Më pas këto të dhëna ia ka kaluar vëllait Petra Z. ka ngritur një padi ndaj reperes Loredana dhe vëllait të saj, për shkak se i kanë marrë asaj 700 mijë franga. Policia e kantonit të Lucernës e arrestoi 23-vjeçaren të martën.

Por mesa duket nuk bëhet fjalë për të vetmin rast. Fotografja Dorentina V., nga Gjermania, e ka paditur për mashtrim Loredanën dhe vëllain e saj, Qëndrimin në gusht të vitit 2017. “Loredana dhe vëllai i saj më kanë mashtruar,” thotë 23-vjeçarja. Ish-mikesha e yllit të Instagramit thotë: “Askush nuk e njeh Loredanën e vërtetë”. Avokati i Loredana Zefit nuk ka komentuar për ngjarjen.

Loredana i ka marrë asaj detajet e kartave të kreditit, teksa po flinte në banesën e një te afermi nga Kosova natën e 2 korrikut 2017. Më pas, vëllai i Loredanës, të cilin Dorentina nuk e ka takuar kurrë, bëri disa pagesa. Sipas një urdhër dënimi, të siguruar nga ‘20minuten’, Qëndrimi bëri një pagesë prej 370 frangash më 6 korrik të vitit 2017. Një ditë më vonë ai prenotoi me këto karta një fluturim prej 200 frangash me Easyjet nga Zvicra për në Kosovë.

Në gusht të vitit 2018, Qëndrimi u dënua për keqpërdorim të të dhënave me qëllim mashtrimin me 10 ditë dhe një gjobë prej 200 frangash. Po ashtu ai duhej të paguante shpenzimet ligjore prej 360 frangash. Loredana nuk u dënua.

Dorentina u njoh me Loredanën në fillim të vitit 2017, kur ajo e rezervoi si modele për një videklip të këngëtarit kosovar, Ylli Limani.

Në muajt në vijim, Dorentina u bë fotografja personale e Loredanës. “Ajo ishte e këndshme dhe e përzemërt. U bëmë mikesha,” kujton Dorentina. Në qershor, Loredana i sugjeroi Dorentinës që të marrë përsipër një xhirim për Adidas-in në Kosovë. “Loredana më mori 300 euro borxh dhe më premtoi se do të paguante biletën e avionit”, kujton Dorentina. Asnjë premtim nuk u mbajt. Pas një dite të ngarkuar me xhirime, ata shkuan pr të fjetur tek banesa e një vëllai të Loredanës. “Unë shkova për të fjetur, Loredana më ndoqi nga pas. Aty duhet të ketë goditur,” thotë Dorentina e sigurt.

Pasi u kthye në Gjermani, Dorentina nuk mund të blinte asgjë me kartat e kreditit. “Kompania e kartës së kreditit më tha se ishte prenotuar një fluturim me kartën time si dhe ishin bërë blerje në internet. E bllokova kartën”. Në këtë kohë ajo nuk e kishtë në shënjestër Loredanën. Vetëm kur mori dokumentet nga kompania e kartës së kreditit, që tregonte vendbanimin e Qëndrimit dhe një foto të tij, ajo e kuptoi hilen.

Kur Dorentina u përball me Loredanën, ajo fajësoi linjën ajrore. Dorentina thotë se trembej shumë nga njerëzit që e rrethonin Loredanën. Megjithatë një javë më vonë ajo vendosi ta ndjekë Loredanën deri në apartamentin e Mozzik në Kosovë. Ajo donte që Loredana t’i kthente rrobat që i kishte marrë pas xhirimit. Loredana i solli disa rroba, por jo të gjitha.

“Teksa po dilja tek dera e parme, Loredana kishte një armë në xhep. U terrorizova dhe bërtita,”thotë Dorentina. Loredana i tha se ajo duhej të bëhej dikushi. Vetëm pastaj mund të punonte me të.