Flet heroi i Tottenhamit, Moura: Ky është momenti më i bukur i jetës time!

Lucas Moura ishte heroi i Tottenham në ndeshjen e kthimit të Champions Leagues kundër Ajaxit.

Braziliani bëri të pabesueshmen duke shënuar tri gola për ta eliminuar Ajaxin në “Johan Cruijff Arena”.

Pas ndeshjes, Lucas e ka cilësuar këtë si momentin më të lumtur në jetën e tij.

“Është e pamundur të shpjegoj se çfarë ndjej në këtë moment. Jam shumë, shumë i lumtur dhe krenar për shokët e mi.

Gjithmonë kemi besuar te ky moment dhe ia dolëm. Dhamë gjithçka dhe merituam këtë moment. Jemi një familje. Është e pamundur të shpjegoj.

Futbolli të jep momente që nuk mund t’i imagjinojmë. Duhet ta shijojmë këtë moment, ky është momenti më i bukur i jetës time.”

Tottenham në finalen e 1 qershorit do të përballet me skuadrën tjetër britanike, Liverpoolin.