VIDEO/ E pabesueshme, Tottenhami shënon dy gola të shpejtë. Ajax nën presion

Ajaxi po luan në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të Ajax. De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave.

Në pjesën e dytë, në një kundërsulm të anglezëve, Lucas Moura në minutën e 55-të shënon, duke rihapur takimin.

Sërish brazilaini shënon pas një rrëmuje në zonë, duke bërë gjithçka emocionuese.