Çfarë sakrifice! Lojtari që i shënoi Tottenhamit po mban agjërim

Ajaxi po luan në “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Champions League kundër Tottenhamit, shkruan Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e dyfishtë të Ajax, i cili hedh hapin e sigurt drejt finales, pasi e ka fituar edhe takimin e parë në Londër me rezultatin 1-0.

De Ligt në minutën e 5-të dhe Ziyech në të 36’ ishin autorët e golave.

E veçanta është se Hakim Ziyech, i cili realizoi golin e dytë, po mban agjërim.

Në skuadrën e Ajaxit janë tre lojtarë myslimanë, Hakim Ziyech, Noussair Mazraoui dhe Zakaria Labyad, të cilët janë duke agjëruar muajin e shenjtë të Ramazanit.