Ministrja qesharake e Ramës/ 'I hoqëm gërmat e Teatrit se mund të vrisnin dikë'

Qeveria Rama nuk prodhon vetëm skandale por edhe butafori me shumicë, ku të gatshëm për t’iu bashkuar pa kompromis sipërmarrjes qesharake të kryeministrit të tyre janë edhe ministrat e rinj të cilët me zë dhe figurë justifikojnë çdo veprim arbitrar të shefit të tyre, madje duke bërë edhe komikun apo komiken sipas rastit në ekrane televizione.

E fundit në radhë që iu shtua parodisë së qeverisë është Ministja e Kulturës Elva Margariti, e cila e pyetur sonte në Ora Neës, se pse u hoqën gërmat që identifikonin Teaterin Kombëtar, tha se gërmat ashtu si Teatri Kombëtar kishin rrezik shembje dhe mund të dëmtonin ndonjë kalimtar poshtë

“Gërmat në dijeninë time kanë pasur rrezikshmëri shembje siç ka e gjithë godina. Ndoshta duhet të presim që të krijojë dëme në njerëz që të fillojmë tëndërgjegjësohemi.”

Qe gërmat me material “bukë peshku” mund të dëmtonin ndonjë kalimtar, këtë mund ta thotë vetëm një ministre e qeverisë Rama. Mendo se çdo kishte ngjarë në teatrot më të mëdha në Evropë apo në botë po të kishin dëgjuar ministren e Kulturës, do i kishin lënë pa emërtime teatrot e tyre.

Por të paktën sot Ministrja e Kulturës do reshtë së luturi edhe në Zot, pasi gërmat e reja që vuri Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, nuk do vrasin askënd për ca kohë, kështu që do ti kursejnë edhe vrarjen e ndërgjegjes personale, se atë kombëtare kanë kohë që e ruajnë të tjerë.