Andrea Pirlo gati të nisë aventurën e re te Juventusi

Ish-legjenda e futbollit italian, Andrea Pirlo, është gati të nisë punën si trajner.

Ai pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Juventus U-23, e cila merr pjesë në Serinë C.

"Radio Sportiva" bën të ditur se Pirlo do të ftohet për gjashtë muaj nga drejtuesit e Juventusit për të studiuar si fillim dhe më pas për ta nisur punën.

Pirlo te Juventusi është aktivizuar për katër vite nga 2001 deri në 2015.

Ndërsa ka bërë karrierë të madhe te Milani, Interi, Brescia dhe Reggina në Itali, ndërkohë që karrierën e ka përfunduar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës te New York City-n.