Berisha fajëson Ramën: Nuk ka plotësuar asnjë kusht për çeljen e negociatave

Për ish-kryeministrin Sali Berisha: “Shqipëria nën drejtimin e Ramës nuk ka plotësuar asnjë kusht për çeljen e negociatave.”

Deklaratën Berisha e bëri nga emisioni “360 gradë” në Ora News.

“Vendet anëtare janë të gjitha më ambasada këtu, me zyra këtu dhe i kanë prozhektorët. Rama nëse merrte deklaratën e Bundestagut në vitin 2016 Edi Rama i merrte ne 2018 negociatat. Nëse do merrte për bazë të 13 kërkesat e ministrave të Punëve të Jashtme të 27 majit 2018 sot do hapeshin negociatat. Por përkundrazi asnjë nuk është plotësuar, ka përkeqsim të tyre. Atëherë këtu nuk ka negociata. Fjalën time si një ish-president, si ish-kryeministër e them që të hapen negociatat dhe kushtet të plotësohen mbrapa, por këtë formulë nuk e pranon kush. Rama është përpjekur të diskreditojë opozitën, por në fakt ka diskredituar veten.