Ish-deputeti thirrje qytetarëve: Bëhuni bashkë si 'Unaza' të shporrim Edvinoviçin

Ka hyrë sonte më muajin e shtatë protesta e banorëve të ‘Unazës së Re’, të cilët kundërshtojnë projektin korruptiv të qeverisë Rama që u cënon banesat.

Në fjalën e tij, ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, u bëri thirrje shqiptarëve të jenë të gjithë të bashkuar ashtu siç treguan banorët e “Unazës së Re”, kundër atij që ai e quajti Edvinoviçi i Shqipërisë.

“Mirëmbrëma të nderuar heronj të Unazës së Re. Sot njësoj si para gjashtë muajve energjia juaj vazhdon dhe protesta do të vazhdojë deri në anullimin e plotë të projektit sepse është një projekt që ka shkelur çdo ligj, sepse nuk është respektuar as ligji për tenderimet, as e drejta e qytetarëve, dhe kjo është arsyeja pse du duhët të vazhdoni të mbroni shtëpitë tuaja,

Të dashur miq edhe ne sot duhet të gjejmë forcën nde mbështetjen te njeri tjetri jo për të luftuar një parti politike, por padrejtësinë që u bëhet shqiptarëve, duke i mbajtur në burgje vetëm me vendime politike, padrejtësinë që u bëhet juve te “Unaza e Re” që paguani 28 vite taksa dhe që ju quajnë të paligjshëm nga ata që duan të bëjnë pallate me shtëpitë tuaj,

Fitorja jonë është kur ne të qëndrojmë së bashku, siç mbrojtët ju shtëpitë, ashtu mund të mbrojmë edhe drejtësinë tonë.

Shikoni se si fituan protestuesit e Unazës sepse ata qëndruan të bashkuar, ndaj unë ju ftoj të merrni shembull nga këto banorë.

Po kështu të gjithë bashkë mund të shpëtojmë Shqipërinë nga Edivinoviçi”, tha Balliu