Këshilla e Rud Gulit për yllin e Ajaxit: Shko te Reali!

Donny Van de Bek është një ndër lojtarët më të mirë të Ajaxit në këtë sezon.

Lojtari ka shënuar dy gola shumë deçiziv, ndaj Tottenhamit dhe Juventusit, çka e kanë rritur vlerën e tij në treg.

Me shumë mundësi ai do të largohet këtë verë dhe Rud Gulit, ish-lojtari i Milanit dhe kombëtares holandeze, ka një këshillë për Van De Beek.

Për mikrofonin e “Ziggo Sport”, Gulit ka thënë: “Shpresoj që Van De Beek, të mos bëjë të njëjtën zgjedhje si Davi Klasen, që shkoi tek Evertoni, skuadër nga një stil i ndryshëm i Ajaxit dhe ndaj kishte një rendiment më të dobët. Për mua Van De Beek do të ishte perfekt te Real Madridi, ku do të ambientohej shumë mirë”.