Ironia e Dylgjerit: Plani i Ri territoresh i Ramës për Vuçiq

Nga Ylli Dylgjeri

Fejton

Plani i Ri territoresh i Ramës për Vuçiq

Meqënëse Samiti i Berlinit e nxorri jashtë loje Vuçiqin dhe Serbinë në marrjen e territorit në Kosovë, Rama dhe ndihmsat e Tij kanë menduar një platformë të Re për kompesimin 

e Saj me territore nga Shqipëria. Bashkë me Velinë, Lamen dhe Batonin po studjonë mundësinë për një kompesim...sigurisht jo nga pronat që i kanë lënë baballarët, por nga pronat që do dalin pas miratimit të ligjit për krijimin e Axhencisë së re të Pronave.

Po zbulojmë edhe disa aktivitete të tjera në kuadrin e vizitës së Vuçiq në Tiranë:

Si fillim protokolli parashikon dhënien e çelsit të Bashkisë së Tiranës. Çelsi simbol, këtë herë nuk është ai tradicionali që e jep rëndom Velija, por është porositur një telekomandë digitale që do të hapë jo vetëm derën e Tiranës, por edhe kanale në median elektronike me programe dobro të prodhuara nga biznesi i përbashkët i dy shteteve. Për nder të kryeministres Ana Brnabyc është planifikuar një shëtitje me biçikleta në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" me komunitetin Pink në Tiranë. 

Në vijim, një nga TV-të klienteliste, do të rifilloj përsëri emisionin sipas kërkesa "Pozdravi" ku drejtues i emisionit është menduar të jetë gospodin Baton Haxhia me emrin e ri Bataku Haxhiviç. Më tej platforma televizive do të pasurohet me programin erotik Electric Blu,etj. 

Një Memorial prej bronxi është menduar edhe udhëheqjen e re serbe, ku do shpaloset një hartë imagjinare e territoreve te fituara nga Serbia nëse do të kishte halla k...e.*

Kaq si fillim.

Me pasurimin e Platformës do Ju njohim në ditët në vijim.

Sqarim: Halla nuk është zonja e nderuar Merkel.