", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

VIDEO/ Si në ‘luftë’, portieri gjuhet me breshëri shashkash. Transportohet në spital

Portieri i The Strongest në kampionatin bolivian, Daniel Vaca ishte objektiv i tifozëve kundërshtarë në ndeshjen ndaj Jorge Wilstermann.

Në fundin e ndeshjes, kur po luheshin minutat shtesë, Vaca u sulmua me disa shashka në breshëri të cilat jo vetëm e frikësuan atë por edhe e dëmtuan.

Portieri ra në tokë dhe pati nevojë për ndihmë mjekësore, duke u transportuar më pas për në spital.

Ndeshja u mbyll 2-1 për The Strongest, ndërsa Jorge Wilstermann rrezikon dënim të rëndë edhe pse disa tifozë u arrestuan menjëherë.