Real Madridin e nderojnë rezervat

Reali i Madridit u rikthye te fitorja në La Liga, pas një barazimi dhe një humbje në javët e fundit.

Ekipi i Zidane fitoi 3-2 në shtëpi ndaj Villarrealit, në një takim i cili ishte më shumë eksperimentues, ku ishin zëvendësuesit e Serxhio Ramos dhe Benzema, të cilët ishin lënë pushim, Vallejo dhe Mariano, që shënuan golat.

Që në minutën e dytë, ishte Mariano që u fut mes dy mbrojtësve të “nëndetëses”, dhe me një të djathtë të shpejtë nuk fali, duke zhbllokuar shifrat.

Por, pas një topi të humbur në mesfushë nga Casemiro, përfitoi Moreno i Villarrealit duke barazuar shifrat.

Gjithsesi, për të kaluar madrilenët sërish në avantazh mendoi mbrojtësi Jezus Vallejo, që shënoi pas një topi të mbetur në zonë.

Me fillimin e të dytës, ishte sërish sulmuesi Mariano që shënoi lehtësisht pas asistit të Carvahal.

Goli i Costës në minutën e 94-t nga miqtë shërbeu vetëm për statistika.

Me këtë fitore, Reali mbetet në vendin e tretë, në kuotën e 68 pikëve, me teknikun Zidane që i ka filluar përgatitjet për sezonin tjetër që tani.