Bajerni marshon drejt titullit, mposht Hannoverin

Skuadra e Bayern Munich ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 32-të në Bundesliga.

Të besuarit e Niko Kovac arritën që të mposhtin me rezultatin 3-1 skuadrën e Hannover 96.

Të parët në avantazh kaluan bavarezët, pasi në minutën e 27 ishte Robert Lewandowski i cili mposhti portierin me një goditje të topit me kokë.

Vendasit dyfishuan shumë shpejt rezultatin ku Leon Goretzka shkundi herën e dytë rrjetën e Hannoverit.

Pjesa e dytë nisi diçka më mirë për skuadrën mike. Ata arritën që në minutën e 51’ të shënojnë me anë të Jonathas, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë.

I njëjti lojtar u ndëshkua dy herë me kartonin e verdhë, në minutat 52’ dhe 55’, për tu larguar nga fusha e blertë.

Rezultatin final të këtij takimi e vendosi anësori Franck Ribbery, i cili shënoi 6 minuta para fundit të kohës së rregullt.

Tashmë Bajerni numërojnë 74 pikë, 5 më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.