Pse Edvini bllokon dorëheqjen e shefit të Komisariatit të Rinasit, Përparim Demës!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dritë mbi atë që po luhet në prapaskenë nga qeveria lidhur me grabitjen e shekullit, milionave eurove në aeroportin e Rinasit. Një nga ato afera është dorëheqja ose më saktë mospranimi i dorëheqjes së kreut  të Komisariarit së Rinasit Përparim Dema, me urdhër nga kryeministri Edi Rama.   

Në një analizë të këtyre zhvillimeve, Berisha shprehet: “Burime nga brendia e narkoshtetit informojnë se pas grabitjes shtetërore të shekullit, të 10 milionë eurove në barkun e avionit dhe dorëheqjes së drejtorit të Aviacionit Civil, edhe shefi i narkokomisariatit të Policisë së Rinasit, Përparim Dema, ka dhënë dorëheqjen. Por ka ndodhur ajo që pritej. Kreu i meduzës dhe banda e autorëve të vërtetë të grabitjes së shekullit kanë kundërshtuar preras dorëheqjen e Demës.

Kundërshtimi është bërë jo për lëkurën e këtij të fundit, por për menderen e vet kreut të meduzës, gjeneral Kanabisit, ish kryetar i bordit të Autoritetit Civil, personit më përgjegjës për masat e sigurisë që duheshin marrë pas vjedhjes shtetërore të milionave në pistën e aviacionit në vitet 2016, 2019.

Kundërshtimi është bërë jo për vlerësim të Demës, por për menderet e ndrikull Reformatos, Don Agaçios dhe Don Enio Bushit.

Dy të parët, konfidentë kryesorë të kreut të meduzës dhe anëtarë të bordit të Autoritetit të Avicionit Civil dhe i treti aksioner në kompanine ITC, përgjegjëse për sigurinë e aeroportit dhe avokat i kreut të meduzës dhe Riformatos.

Dorëheqja e Demës u kundërshtua sepse ajo para publikut dëshmonte përgjegjësinë direkte të bandës shtetërore të kreut të meduzës në grabijen shtetërore të shekullit.

Pas dështimit të plotë të operacionit Fred Alizoti Bis me punëtorin e servisit, gjithnjë e më shumë po besohet se dajo i vërtetë i grabitjes shtetërore të shekullit është Gjeneral Kanabisi, femra famoze Elona Bici është ndrikull Reformato ndërsa narkoprojektues dhe zbatues të tjerë janë sekretari i përgjithshëm i mafies shtetërore Don Agaçio me asistent të tij kryesor Don Enio Bushin etj.

I nderuar Doktor Berisha.

Nga një burim serioz më thonë se shefi i komisariatit të Rinasit, Përparim Dema ka dashur të japë dorëheqjen. Por Rama e ka urdhëruar mos ta bëjë një gjë të tillë, sepse kjo do të implikonte qeverinë.
Me respekt...”