Avioni me 143 pasagjerë del nga pista dhe përfundon në lumë

Një avion Boeing i Miami Air International ka përfunduar jashtë pistës në Jacksonville në Florida.

Avioni, një jet charter privat i ardhur nga Guantanamo, Kuba, në bord me ushtarakë dhe civilë, po përpiqej të ulej kur ka rrëshkitur në lum.

Shkak për këtë aksident ka qenë një stuhi i e fortë ere dhe shiu çka ka bërë që avioni të përfundojë në lumin St Joseph.

Dinamika e aksidentit nuk mund të thuhet se është e qartë.

‘Avioni goditi lehtësisht terrenin dhe u zhvendosur. Dukej qartë se piloti kishte humbur kontrollin. Më pas u kthye në të djathtë dhe në të majtë dhe u zhvendos sërish. Ishte e frikshme”,- tha për Cnn një nga pasagjerët.

“Ishim në ujë. Nuk kuptuam se si, nëse ishte lum apo oqean, ndërkoihë që vazhdonte të binte shi’, tha ndërkohë që një pasagjer tjetër.  

Për fat të mirë të 143 pasagjerët në bord, janë të gjithë gjallë, siç komunikon zyra për shtyp e sherifit të Kontesë së Jacksonville.

Incidenti ndodhi me orën 21.43 lokale, ose 3.43 të shtunën në mëngjes me orën shqiptare.

Avioni ishte katër orë me vonesë. Ndërsa zjarrfikësit kanë konstatuar mbetje karburanti në lum.

Vetëm 11 nga pasagjerët janë dërguar të plagosur lehtë në soital.