Mema: Ndeshja me Skënderbeun, jetike për Tiranën

Tirana do të luajë nesër një ndeshje shumë të vështirë ndaj Skënderbeut në “Selman Stërmasi” në një stadium bosh, pasi fusha e bardhebluve është e dënuar.

Përpara mediave, ka dalë Ardian Mema, i cili ka folur për ndeshjen e nesërme dhe jo vetëm.

“Pas ndeshjes në Gjirokastër jam më i qetë. Ekipi luajti mirë dhe është në moment të mirë. Ndoshta edhe lojtarët e kanë kuptuar se është momenti të shprehen më mirë se në të shkuarën, duke parë edhe klasifikimin që të detyron të përqendrohesh më shumë se zakonisht”, tha fillimisht tekniku i bardhebluve.

“Kemi lënë shumë pikë, nuk ndalem vetëm te ndeshja e fundit. Dy ndeshjet e radhës, Skënderbeu dhe Partizani, janë shumë vendimtare. I kemi mundësitë t’i fitojmë këto ndeshje, pa problem. Megjithatë, duhet t’i marrim ndeshjet me radhë dhe kundër Skënderbeut është jetike”, deklaroi Mema.